Prishtinë, 25.02.2025
Punëtoria po mbështetet nga OSBE-ja, po mbahet në Prevallë, në ambientet e Hotel Sharr, me pjesëmarrje nga përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror.
Në hapje të punëtorisë, fjalën e rastit e mbajti Drejtori Ekzekutiv, i AME-së zt. Genc Metaj, i cili përgëzoi ekipin për punën e deritanishme dhe përkushtimin në këtë proces të rëndësishëm. Ai theksoi rëndësinë e këtij dokumenti për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke riafirmuar mbështetjen e tij dhe të institucionit për finalizimin e suksesshëm të tij.
Punëtoria synon të sigurojë që vlerësimi i rreziqeve të jetë gjithëpërfshirës dhe i bazuar në analiza të mirëfillta, duke mundësuar hartimin e politikave dhe masave efektive për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive në të ardhmen.